Trepça 89′ ka fituar ndeshjen ndaj Prishtinës me rezultatin 2-1.
Ekipi nga Mitrovica ka fituar ndaj ekipit kryeqytetas me rezultatin 2-1, duke marrë tre pikë në xhiron e fundit në Superligë, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubi i Trepçës 89′ aktualisht ndodhet në pozitën që dërgon në barazh, megjithatë gjithçka vendoset nga ndeshja tjetër Dukagjini – Ferizaj.
Aktualisht në Ferizaj ndeshja është 1-1 dhe nëse mbyllet kështu, atëherë Ferizaj bie nga Superliga. Në këtë ndeshje ka ende lojë.
/GazetaBlic Sport


