Analisti politik, Dritëro Arifi potencon se pavarësisht deklartave të fuqishme të QUINT-it për situatën në veri, çështja e dialogut Kosovë-Serbi është në duart e kryeministrit Kurti.
Arifi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, kjo është e vështirë të ndryshohet pasi Kurti është i zgjedhur kryeministër në mënyrë demokratike.
“Pavarësisht deklaratës së fuqishme të QUINT-it për aksionin në veri, po besoj që edhe BE-ja dhe SHBA-të e kanë partner z.Kurtin sepse është kryeministër i zgjedhur në mënyrë demokratike dhe do të jetë derisa të mbarojë mandatin”, tha Arifi.
“Unë besoj se dialogu do të vazhdohet me Kurtin derisa të gjendet një zgjidhje brenda afatit ligjor dhe kohor. Kjo është shumë e qartë sepse perëndimi nuk mundet ta ndryshojë votimin. Në këtë rast, Kurti do të jetë i obliguar t’i zbatojë zotimit dhe anasjelltas”, shtoi Arifi.
Kujtojmë se, shtetet e QUINT-it kanë thënë se e dënojnë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Ky reagim ka ardhur pas ngjarjeve të sotme në veri të Kosovës.
Sipas komunikatës, QUINT ndjehet i shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën.
“Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in. Dënojmë sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan. Jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse”, kanë thënë vendet e QUINT-it.
Jabllanoviq paralajmëron tjetër përkeqësim të situatës në veri: Fajëson VV’në dhe Albin Kurtin


