Vitinha shpreson se ky ka qenë i pari nga shumë kampionate që do të fitojë me Paris Saint-Germain.
“Jam jashtëzakonisht krenar që jam kampion francez, që jam kampion me Paris Saint-Germain. Shpresoj të jetë i pari në një seri të gjatë”, theksoi ish-mesfushori i FC Porto, përcjell GazetaBlic Sport.
Vitinha e pranon se nuk ishte e lehtë: “Është gjithmonë e ndërlikuar. Lens dhe Marseille gjithashtu patën një sezon shumë të mirë. Gjëja më e rëndësishme është që jemi kampionë, titulli i 11-të. Tani le të festojmë”.
/GazetaBlic Sport/


