Sporti

Arsenal ”all-in” për Declan Rice, Gunners të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për shërbimet e mesfushorit anglez

05/27/2023 12:39
nga:E K

Arsenali është në pozitë të favorshme për transferimin e Declan Rice.

Mesfushori anglez pritet të jetë një nga transferimet më të shtrenjta të verës në Premier League, përcjell GazetaBlic Sport.

West Ham kërkon 100 milionë funte për ta liruar dhe sipas Mirror, klubi i trajnerit Arteta do të jetë gati për t’i përmbushur kërkesat e West Hamit.

Megjithatë, negociatat nuk janë mbyllur, pasi nuk mund të përjashtohet përfshirja në minutën e fundit të disa gjigantëve të tjerë në Premierligë.

/GazetaBlic Sport/