Lajme

Gjendet e vdekur një grua në Gjakovë

05/27/2023 11:38
nga:Y I

Një grua është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Zhdredhë të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Viktima është e lindur në vitin 1972.

“Sot kemi pranuar informatë se në fshatin Sopot-Gjakovë, familjarët kanë gjetur viktimën pa shenja jete. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër e lindur në vitin 1972. Në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore. Është iniciuar rast “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion” tha Elezaj për “Gazeta Blic”