Sporti

Edhe zyrtarisht, Amir Rrahmani dhe Napoli nënshkruajnë kontratën e re

05/26/2023 22:32
nga:Mergim Rreci

SSC Napoli njofton se ka zgjatur kontratën me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani.

Kontata e re ka vlerë deri më 30 qershor 2027 me opsionin e klubit për ta vazhduar atë deri më 30 Qershor 2028, transmeton GazetaBlic Sport.

Rrahmani e fitoi titullin e kampionit në Serie A me Napolin gjatë këtij edicioni, duke qenë një nga pikat më të forta të formacionit të Spalletttit.