Skuadra e Ferizajt ballafaqohet të dielën me Dukagjinin e Klinës në kuadër të xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në futboll.
Ferizaj ndodhet në pozitën e tetë në Superligë, një pikë më shumë se skuadra e Trepçës ’89 që ndodhet në vendin që dërgon në Ligën e Parë.
Në ndeshjen e fundit, Trepça ’89 luan ndaj Prishtinës, me mitrovicasit që shpresojnë për një dështim të mundshëm të Ferizajt, shkruan GazetaBlic Sport.
Ferizajt i duhet një fitore për t’i shmangur rënies direkt, për të luajtur më pas në barazh, por një dështim i skuadrës së Panadaic dhe një fitore eventuale e mitrovicasve, do ta dërgonte ekipin e Shpëtim Idrizit në barazh.
Këto janë të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen:



