Lajme

Ambasadori gjerman i dënon veprimet në Veri: Pajtohem plotesisht me Hovenier

05/26/2023 20:09
nga:Astrit Gashi

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka dënuar veprimet në Veriun e Kosovës, duke u pajtuar me ambasadën amerikane në Kosovë.

“Plotësisht dakord”, e ka nisur ai reagimin teksa është pajtuar me SHBA-të të cilët kritikojnë Qeverinë e Kosovës për zhvillimet e sotme në Veri.

”Plotësisht dakord. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga përshkallëzimi, u bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të punojnë ngushtë me të NATO, KFOR dhe EULEX”, ka shkruar ai në Twitter.