Lajme

Shefi i kabinetit të Kurtit për situatën në veri: Autoritari Vuçiq po orkestron dhunë të radhës në Kosovë

05/26/2023 19:29
nga:Astrit Gashi

Shefi i kabinetit të kryeministrit, Albin Kurti ka reaguar për situatën në veri të vendit.

Ai ka thënë se bashkimi kundër këtyre përpjekjeve për të tallur ligjin dhe rendin dhe kundër kësaj propagandës dhe dezinformimi të tipit Millosheviq dhe Moskë është ajo që kontribuon në stabilitetin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të rajonit.

“Autoritari i krahut të djathtë me lidhje të forta me Moskën Vuçiq, i cili përdor taktikat e viteve ’90-ta të Millosheviqit për nxitjen e dhunës dhe urrejtjes, po orkestron një tjetër dhunë në veri të Kosovës. Kjo është për të larguar vëmendjen nga problemet në vendin e tij Serbinë

Nuk ka alternativë për ruajtjen e shtetit ligjor dhe demokracisë. Nëse ruajtja e ‘stabilitokracisë’ do të thotë mbyllja e syve ndaj sulmeve të orkestruara kundër institucioneve tona nga një grusht kriminelësh dhe huliganësh të paguar nga Beogradi dhe në listën e zezë të Thesarit në SHBA, atëherë jo faleminderit”, ka shkruar ai.