Lajme

Situata në veri të Kosovës aktualisht është e qetë, por e tendosur

05/26/2023 17:38
nga:Astrit Gashi

Situata aktuale në komunat në veri të Kosovës, aktualisht është e qetë por tejet e tendosur, ka raportuar Kosovo-Online, përcjellë GazetaBlic.

Njesitë speciale të Policisë së Kosovës ndërmorren sot aksione në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, për të mundësuar hyrjen e kryetarëve të ri në objektet e Komunave.

Një situatë e njëjtë ka ndodhur edhe në Zubin Potok, ku sipas informacioneve të lartpërmendura, në ndërtesë ka hyrë i shoqëruar nga policia edhe kryetari i ri Izmir Zeqiri.

I njëjti skenar është parë edhe në Leposaviq, ku sipas informacioneve të pakonfirmuara ka pasur edhe shkëmbim zjarri.

Aktualisht, një numër i madh i pjesëtarëve të Njësisë Speciale, si dhe pjesëtarë të KFOR-it janë të dislokuar në rrugë.