Lajme

Ahmeti: Reagimi më direkt dhe më i vrazhdë i ShBA-së deri tash mbi situatën në vitet e fundit

05/26/2023 17:00
nga:Astrit Gashi

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas reagimit të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), Jeff Hovenier ku i ka dënuar përpjekjet e Policisë së Kosovës, për t’i futur kryeartët e rinj në objekte e komunave veriore.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jefrrey Hovenier.

E për këtë deklaratë e Ahmeti e ka vlerësuar si “reagimi më direkt dhe më i vrazhdë i ShBA-së deri tash mbi situatën [në veri të Kosovës] në vitet e fundit”.

“Pa komentuar nëse e kanë mirë apo gabim, ky është reagimi më direkt dhe më i vrazhdë i ShBA-ve deri tash mbi situatën[ në veri të Kosovës] në vitet e fundit”, ka thënë Shpend Ahmeti në një postim në Twitter.