Lajme

Vela: Regjimi piroman i Serbisë ka urdhëruar ushtrinë drejt kufirit me Kosovën

05/26/2023 15:47
nga:Astrit Gashi

Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, tha se presidenti i Serbisë, e ka urdhëruar ushtrinë të grumbullohet drejt kufirit me Kosovën.

Përmes një cicërime në Twitter, Vela ka shkruar se çdo inflirtim në veri rrezikon paqen dhe stabilitetin e rajonit.

“Regjimi piroman i Serbisë ka urdhëruar ushtrinë e saj të grumbullohet në kufirin me Kosovën. Çdo infiltrim në veri ??nga njësitë ushtarake të SRB-së të maskuar civile do të rrezikojë paqen dhe stabilitetin e rajonit. Regjimi proxy i Rusisë në Beograd po përshkallëzon situatën për të siguruar mbijetesën e tij!”, ka shkruar Vela në Twitter.