Akil Gjakova është mposhtur në çerekfinale të Grand Prix Upper Austria.
Në kuadër të kategorisë 73 kilogramë Gjakova mposhti paraprakisht austriakun, Herbert Wicker dhe xhudistin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar, shkruan GazetaBlic Sport.
Në raundin 1/16 të kësaj gare Akil Gjakova arriti që me sukses të mposht edhe sllovenin, Martin Hojak.
Megjithatë në çerekfinale u ndal nga xhudisti nga Moldavia, Osmanov.
Gjakova do ndeshet në repertazh me Petru Pelivan.
/GazetaBlic Sport/


