Profesori amerikan, Alon Ben-Meir, beson se SHBA-ja nuk duhet të marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj Kosovës, qoftë ajo e ngrirjes së ndihmës financiare apo ushtrimit të presionit politik.
“Kurti ka të drejtë që dyshon për Vuçiqin, si SHBA ashtu edhe BE-ja duhet ta kenë parasysh plotësisht këtë”, ka shkruar ai në Twitter.
Sipas tij, duke ditur se si funksionon presidenti i Serbisë Vuçiq dhe shqetësimet për besueshmërinë e tij, nuk ka arsye të besohet se ai do të lejojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit.
I do believe that the US should not take any punitive measure against Kosovo, be that freezing its financial aid or exerting political pressure. Kurti is right to be suspicious of Vucic, and both the US and the EU should take that into full consideration. #kurti #vucic #kosovo
— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) May 25, 2023


