Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, i ka mohuar akuzat në drejtim të saj, se ajo ka bërë autoplagjitaturë në punimet e saj.
Ajo e quajti manipulues, asistentin e Fakultetit të Mjekësisë, Driton Vela, i cili sipas tij ka manipuluar me rastin e saj.
Pupovci – Latifi, përmes një lidhje telefonike në “Debat Plus”, tha se revsita në të cilën i është publikuar punimi, nuk ia ka hequr atë, sepse sipas saj nuk ka pasur lidhje me autoplagjiaturë.
“Më vjen shumë keq që po më duhet me u sqaru para publikut, se Driton Vela është njeri manipulant. Ai manipulon me cdo të dhënë që e posedon edhe me rastin. Ai e ka paraqitur punimin tim si autoplagjiaturë, dhe ajo nuk është sepse në revistën ku është publiku punimin, pas gjitha e-mailave që i kemi shkëmby me redaksinë janë bindë që nuk është autoplagjiatë. Punimi që është publiku është punim që thirret në të dhënat në punimin paraprak, që ka qenë i publikum në një revistë lokale. Që të shkruhet ai punim se çfarë ka qenë duhet patjetër, që ndërlidhen rezultatet ekzistuese të punimit tim. Nuk është autoplajgitaturë, ata që e kanë shiku edhe njëherë punimin dhe do ta hiqnin prej revistës”, tha ajo.
Kurse Vela i është kundërpërgjigur se redaksia e revistës nuk e ka tërheq punimin e saj por vetëm e ka detyruar ta pranoj ngjashmërinë në mes dy punimeve të saja.


