Sporti

Cristiano Ronaldo fiton çmimin e golit më të mirë të javës në Arabinë Saudite

05/25/2023 20:05
nga:Mergim Rreci

Goli i Cristiano Ronaldos që i dha fitoren Al Nassr kundër Al Shabab (3-2) u zgjodh si më i miri i xhiros së 28-të të Ligës Saudite.

Sulmuesi ndërkombëtar portugez mundi konkurrencën e Cristian Guanca (Al Shabab) dhe Romarinho (Al Ittihad), përcjell GazetaBlic Sport.

Cristiano Ronaldo, 38 vjeç, ka shënuar 14 gola dhe dy asistime në 18 ndeshje për Al Nassr.