Jules Kounde sqaroi, këtë të enjte, se ai “asnjëherë nuk kishte shprehur dëshirën për t’u larguar” nga Barcelona, duke përdorur llogarinë e tij personale në rrjetin social Twitter, pasi shtypi francez kishte vënë në dukje pikërisht të kundërtën.
Qendërmbrojtësi i nënshkruar nga Sevilla në fillim të sezonit përfundoi duke u vendosur si një mbrojtës i djathtë i përshtatur nën drejtimin e trajnerit Xavi Hernández, por që mediat raportuan se ai do të largohet për shkak se kjo gjë nuk i pëlqente, përcjell GazetaBlic Sport.
Në lidhje me këtë polemikë, duhet kujtuar se interesimi i Blaugranëve për të marrë një lojtar bazë për krahun e djathtë të mbrojtjes është raportuar vazhdimisht, me portugezin Joeo Cancelo në krye, ndër emra të tjerë, si francezi Benjamin Pavard, Bayern Munich.
Para que quede claro : en ningún momento pidé para salir por lo tanto no me voy a ir a ningún lado.
— Jules Kounde (@jkeey4) May 25, 2023


