Lajme

Lista Serbe gjatë takimit me Varhelyin: Asociacioni dhe tërheqja e njësive speciale janë parakushte për bashkëjetesë të qëndrueshme

05/25/2023 18:45
nga:Astrit Gashi

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka bërë të ditur se porosia kryesore që përfaqësuesit e Listës Serbe së i kanë përcjellë sot komisionerit për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, është se formimi urgjent i Asociacionit të Komunave Serbe, tërheqja e njësive speciale dhe “përfundimi i represionit institucional janë parakusht për bashkëjetesën stabile të të gjitha komuniteteve në Kosovë”.

“Formimi urgjent i Asociacionit të Komunave Serbe, tërheqja e njësive speciale dhe përfundimi i represionit institucional janë parakushte për një bashkëjetesë stabile të të gjitha komuniteteve në këto zona”, është mesazhi kryesor që i kemi përcjellë komisionerit për Zgjerim të BE-së Oliver Varhelyi në takimin e sotëm”, ka shkruar Simiq në Facebook.

Pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe, Komisioneri Evropian ka thënë në Twitter se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe është parakusht për normalizimin dhe përparimin e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian.