Gara e jashtëzakonshme për titullin kampion në Shqipëri ka marrë kthesë tjetër.
Tirana ka barazuar sot me Bylisin dhe me fitoren e Partizanit ndaj Kastriotit, ‘Demat e Kuq’ kanë kaluar në vendin e parë edhe pse të dy skuadrat kanë pikë të barabarta, kjo për shkak të bilancit më të mirë në ndeshjet direkte, shkruan GazetaBlic Sport.
Partizani merr vendin e parë vetëm një javë para përfundimit të kampionatit, duke qenë tashmë shumë pranë titullit kampion.
Në javën e fundit, Partizani do të përballet me skuadrën e Teutës, kurse Tirana me Erzenin.
/GazetaBlic Sport/


