Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë se ministrja e Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajadari është duke u marrë me deputetët e të kaluarës, raporton GazetaBlic.
“Ministrja Hajdari e hap fjalën dhe e mbyll me atë se si është menaxhuar një minstri në periudhat e kaluara, duke harruar se është në mandatin e dytë si ministre dhe ende po merret me të kaluarën.Këtu është thirrë seanca për të folur rreth dështimeve në ministrinë e saj, në vend të mbrohet e të arsyetojë po merret me deputetët veç e veç”, thotë Kadrijaj.
Kadrijaj thotë se Kosova rrezikon të mos anëtarësohet në KiE shkak zgjedhja e Luljeta Aliut në KPM.
“Rasti i djeshëm i zgjedhjes së Luljeta Aliut bjen ndesh me parimet e Këshillit të Evropës në të cilin ne synojmë të jemi anëtarë, çfarë do të ndodhë, a do të na lejojnë sepse janë ankuar të gjithë për zgjedhjen e një militante të VV’së në KPM, kjo do të ndikojë në hapat e radhës për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, Kadrijaj.
Shala: Nuk mund t’i mbuloni aferat duke u vënë logon “sekret shtetëror”
Hajdari e ‘ashpër’ me deputetët e opozitës: Spo më leni me fol, s’keni edukatë komunikimi!


