Deputeti i PDK-së Ferat Shala, i ka reaguar sërish ministres Rozeta Hajdari, në lidhje me keqpërdorimet e artefakteve.
Shala i tha Hajdarit, se i njëjta e ka shumë të lehtë ta sqarojë këtë situatë duke publikuar kontratën me “Extra Dubai”
“Ministrja e ka shumë lehtë me publiku kontratën që kanë me “Extra Dubai”. Le ti publikon faktet se ku i kanë rujt artefaktet në Dubait, unë i kam faktet se të njëjtat janë mbajt në depo ushqimore. Janë kthy pianot dhe daullet, dhe ka mbet “Hujnesha në fron” atje.
Ndërkohë ministrja Hajdari i ka replikuar Shalës duke thënë se nuk është e vërtetë që artefaktet janq mbajt në depo ushqimore, raporton “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic/


