Lajme

“Kokainë e shumë e madhe parash” / Krejt çka iu gjet në shtëpi Sërgjo Jurisheviq bosit të bandës kriminale nga Mali i Zi

05/25/2023 10:39
nga:N M

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar bosin e bandës kriminale nga Mali i Zi, Sërgjo Jurisheviq, 42-vjeç, pjesëtar i klanit kriminal të Kavaçit në Mal të Zi, raporton Gazeta Blic.

Por burime të Gazeta Blic kanë thënë se gjatë një aksioni të njësisë FAST Kosova, të cilët edhe kanë bërë arrestimin, kanë thënë se gjatë bastisjes në një shtëpi të veri të Kosovës, Jurisheviqit i është gjetur dhe konfiskuar një shumë e madhe parash dhe sasi e konsiderueshme e kokainës.

Sërgjo Jurisheviq, kërkohej nga autoritetet malazeze për vrasjen monstruoze të Nikola Stanishiq, një anëtari të një grupi rival kriminal, në vitin 2020.

Policia malazeze ka bërë të ditur se ai është arrestuar pas disa muajsh shkëmbim intensiv dhe të vazhdueshëm të të dhënave operative – të kryera në mes të autoriteteve të Malit të Zi dhe Kosovës.

“Ai fshihej në territorin e Kosovës me identitet të rremë”, tha Policia e Malit të Zi.

Jurisheviq ndodhej në arrati që nga prilli i vitit 2021, kur një nga krerët e klanit Kavaç, Slobodan Kashqelan dhe disa anëtarë të tjerë të bandës ishin arrestuar në një operacion të madh policor në Mal të Zi.

Radoica Radomiroviq emërohet zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim