Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Radoica Radomiroviqin zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.
Bëhet e ditur se me këtë rast Kurti e uroi Radomiroviqin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
Ndërkaq, gjatë ditës kreu i ekzekutivit ka liruar nga detyra e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, Gazmen Salijeviqin.