Lajme

Ambasadori amerikan: ShBA-ja e ka obligim ta ndihmojë Kosovën

05/25/2023 09:33
nga:Genita C

Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier tha se shteti i tij e ka për obligim që ta mbështesë Kosovën.

Për këtë ai ka thënë se institucionet duhet që të përmbushin kërkesat e BE-së sa i përket energjisë së ripërtrishme, duke shtuar se kjo është hap drejtë BE-së.

Madje i falënderoi prijësit e institucioneve, siç tha për proces transparentë e bashkëpunim me sektorin privat në këtë fushë.

“Jam shumë i lumtur, iu përgëzojë për nisjen e ankandit të parë. Jam i lumtur që po punojmë për të ardhmen e energjisë. Ky është hap për të përmbushur kërkesat e BE-së për energji të ripërtrishme. Kriza energjetike na tregoji sa është i rëndësishëm furnizimi me rregull, më vjen shumë mirë që edhe sektori privat është përfshirë në këtë ngase ata janë jetik në energjinë e ripërtrishme”.

“Andaj i përgëzoj prijësit për proces transparencë dhe për bashkëpunimin me sektorin privat. Për fat të mirë Kosova ka potencial për energjie të ripërtrishme. Na vjen mirë që kemi mundësinë që të i’u mbështesim, këtë e kemi obligim, falënderoj edhe stafin e mrekullueshëm të USAID-it”, tha ai.