Sporti

Inzaghi shumë i lumtur, mendon për finalen e Stambollit: Duam ta vazhdojmë këtë sezon të mrekullueshëm

05/24/2023 23:34
nga:Mergim Rreci

Simone Inzaghi është deklaruar shumë i lumtur për triumfin në finalen e Kupës së Italisë.

Ai kishte fituar tashmë Kupën e Italisë në 2018-19 te Lazio, më pas dy radhazi me Interin, ndërsa ky është edicioni i nëntë i Kupës së Italisë për klubin, transmeton GazetaBlic Sport.

“Jam i lumtur, sepse fituam një kupë që donim, për të konfirmuar atë që bëmë sezonin e kaluar. Fiorentina është një ekip cilësor që na shkaktoi shumë probleme”, tha Inzaghi për Mediaset.

“Ne filluam keq dhe patëm qasjen e gabuar, gjë që është e rrallë për ne, por djemtë bënë mirë që gjithsesi qëndruan në lojë dhe më pas e kthyen atë”.

“Ne kemi dy ndeshjet e fundit në Serie A, pastaj Stambollin dhe një sezon të mrekullueshëm që duam të vazhdojmë”, tha Inzaghi.

/GazetaBlic Sport/