Lajme

Osmani në familjen e Rugovës, e presin me ëmbëlsirë

05/24/2023 15:01
nga:N M

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në ditën e Presidentit, ka vizituar familjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova, raporton gazeta Blic.

Në fotot që ka publikuar vetë Osmani, aty shihet se ajo është pritur me ëmbëlsirë në shtëpinë e familjes Rugova.

Njoftimi i plotë:

Në familjen e Presidentit Rugova, dera është gjithnjë e hapur për miq. Në Ditën e Presidentit, çdo vit pritja shoqërohet edhe me tortën e Presidentit, gatuar enkas për këtë ditë nga duart e arta të znj. Fanë, për ta kujtuar atin themeltar të Republikës. ??