Lajme

“Jemi të vonuar në përpilimin e draftit të Asociacionit, s’duhet të presim kreatura nga Komisioni apo të tjerët”

05/24/2023 12:50
nga:Y I

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar cermoninë betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, proces ky iu cili u zhvillua pa incidente.

Ibishi tha se kjo tregon shumë qartë se gjithça është e dirigjuar nga presidenti Vuçiq.

“Kjo tregon shumë qartë dhe saktë se e gjithë kjo është e dirigjuar nga presidenti Vuçiq me sistemin e instrumentalizimit, pra Listën Serbe dhe esktremistët e vet në Veri të Kosovës. Gjithë kjo tregon se situata është e qetë dhe stabile por në çdo moment mund të tensionohet kur presidenti i një vendi fqinj i vendos në funksion ekstremistët e vet”

Sa i përket çështjes së Asociacionit, Ibishi tha se Kosova është e vonuar në përpilimin e një draft-statuti për Asociacionin në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne jemi të vonuar pak në këtë aspekt, jo vetëm Qeveria aktuale por edhe Qeveritë e tjera s’kanë bërë diçka. Ta bëjnë një draft që realisht i referohet vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, që të dalim serioz me një draft të tillë që mos të presim kreatura qoftë të Komisionit që u shkarkua nga kryeministriu Kurti por edhe të tjerëve që realisht janë në disfavor. Gjithsesi mendoj se draft-statuti duhet të jetë në harmoni me vendimet e Gjykatës Kushtetuese por edhe çështje të tjera ligjore që tashmë duhet të zbatohen. Eshtë edhe thirrja e partnerëve tonë strategjik në këtë rast SHBA-të dhe vendet e QUINT-it që sa më parë të bëhet  kjo por edhe nga përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian. Mendoj se negcja në këtë, mosmiratimi i draftit që do të dilnim me një paralajmërim të mundshëm të një zgjidhje, mendoj se shkon në dëmin tonë” deklaroi Ibishi për “Gazeta Blic”

I pyetur se pse ka një presion të shtuar nga Bashkësia Ndërkombëtare për formimin e Asociacionit, Ibishi u përgjigj kështu.

“Nga vetë adresimi i serbëve, ata janë më proaktiv në sistem, pra çdoherë ata ngritin tensione që të përfitojnë favore. Ata kur ngritën tensione kinse për konvertimin e targave apo luftimin e krimit të organizuar në Veri ata menjëherë e adresojnë me një favor. Në kete rast kemi bashkimin e komunave serbe, që ata duyan të bëjnë një “Republikë Serbe” në kuadër të Koosvës por ne duhet te jemi me proaaktiv, të ofrojmë ne dhe mos të presim nga dikush të na ofrojë dhe pastaj vështirë të rikuperohemi në sitem në kuptimin e favoreve që realisht duhet t’i kemi . Ngecja në draftimin e një projekti për Asociacionin e komunave ne na shkakton probleme” tha Ibishi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”

Intervistën e plotë e ndiqni në faqen e facebook të “Gazeta Blic”

Paralajmëron Ibishi: Nesër mund të ketë tensione të krijuara artificialisht në Veri!