Sporti

Rashford i gatshëm për ndeshjet vendimtare të Manchester United

05/24/2023 11:40
nga:L J

Marcus Rashford është shëruar nga gripi që e pengoi prezencën e tij, të shtunën, në fitoren ndaj Bournemouth, kështu që mund të rikthehet në opsionet e trajnerit të Manchester United, Erik ten Haag, për sfidën e kësaj të enjte, kundër Chelsea, në Old Trafford. .

Rashford, i cili kishte munguar edhe në ndeshjen e mëparshme kundër Wolverhampton-it, por këtë herë për shkak të lëndimit, iu bashkua stërvitjes së Djajve të Kuq pa treguar asnjë lloj problemi.

Manchester United ka nevojë për një pikë nga dy ndeshjet e fundit për të vulosur prezencën në edicionin e ardhshëm të Champions League.

/GazetaBlic Sport