Lajme

Isufi: Qeveria e Kosovës duhet ta ketë adresë Amerikën

05/23/2023 23:36
nga:Astrit Gashi

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi duke folur për qëndrimet e AAK-së karshi dialogut me Serbinë ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta ketë adresë Amerikën.

Sepse sipas tij, nuk duhet harruar asnjëherë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën.

Mënyra e angzhimit të ashkësisë ndërkombëtare sidomos në dialogun me Serbinë ka të bëjë edhe me marrëveshjet të cilat janë arritur që janë obligimë të dy palëve dhe që duhet në këtë drejtim të ecet më shpejtë, në mënyrë që të bëhet zgjidhja. Pastaj të shkohet edhe në integrime të reja siç është pretendimi për Bashkimin Evropian e sidomos në NATO, duke e pasë parasyshë edhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila gjithmonë i ka ndejtë krahë Kosovës dhe konsideroj se Qeveria e Kosovës duhet ta ketë adresë Amerikën “, tha ai në Tëvë1.

Sipas Isufit, krahasuar me qeveritë paraprake në Qeverinë Kurti po vërehet një stagnim sa i përket raporteve me ShBA-në, madje ai theksoi se edhe partia të cilës ai i takon dhe kryetari i saj Ramush Haradinaj, i kanë bërë thirrje në vazhdimësi Qeverisë që të ketë një angazhim shumë më të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sidomos për çështjen e dialogut me Serbinë.

“Bazuar në angazhimet që ka pasë Qeveria në krahasim me Qeveritë tjera të cilat kanë qenë të fokusuara qoftë në raportet e brendshme në Kosovë, qoftë në angazhimet diplomatike jashtë, vërehet një stagnim dhe ky stagnim ka të bëjë pikërisht edhe me raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe ju nëse e keni vërejtë në vazhdimësi edhe Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës dhe zotëri Haradinajn i cili është deklaruar të shumtën e herave se me Shtetët e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë një angazhim shumë më i drejtpërdrejtë, shumë më fer si thuhet në kuptimin e miqësisë që ekzoston mes Amerikës dhe Kosovës me ndihmën që ju ka ofruar qoftë para lufte, qoftë gjatë luftës, qoftë edhe në ndërtimin e shtetit që Amerika ka luajtur rolin kyq. Prandaj ne konsiderojmë se nuk duhet të ketë asnjë rezervë në këtë drejtim, përkundrazi duhet thellim më i madh i raporteve madje edhe kërkesë të drejtpërdrejtë ndaj ShBA-së edhe për dialogun dhe jo të pritet që të bëhen takimet ta marrim shembull me përfaqësues të Bashkimit Evropian, të bëhen takime shko e eja me tjerët. Unë konsideroj se Uashingtoni është adresa e parë e Kosovës sepse ka të bëjë me zgjidhje”, shtoi ai.