Lajme

Elezi: Shërbime sekrete ruse FSB dhe GRU operojnë në Kosovë

05/23/2023 21:48
nga:Astrit Gashi

Bedri Elezi nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, vlerëson se dy shërbime sekrete ruse operojnë në Kosovë.

Elezi tha se shërbimet sekrete ruse FSB dhe GRU janë duke operuar në Kosovë.

“Padyshim se Kosova është në interes i veçantë veçanërisht për Serbinë që i ka dy investime rekturimin dhe propagandën – ajo shfrytëzon mekanizma të ndryshëm për propagandë”.

“Kemi pasur edhe rusë të arrestuar në Kosovë dhe dihet botërisht se dy shërbime sekrete ruse operojnë në Kosovë që janë FSB-ja dhe GRU-ja”, tha Elezi.