Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë- Elbasan, mëngjesin e kësaj të marte.
Sipas njoftimeve të policisë mësohet se janë përplasur dy automjete dhe si pasojë ka humbur jetën një 55 vjeçar me iniciale SH.K., dhe është lënduar pasagjerja V.K., që ndodhej në makinë më të, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/dritare.net/


