Lajme

Policia jep detaje për zhdukjen e 4-vjeçarit nga Vushtrria

05/23/2023 09:46
nga:Y I

Një nënë nga Akrashtica e Vushtrrisë ka informuar dje policinë për zhdukjen e djalit të saj 4-vjeç.

Dyshohet se fëmija ka rënë në kanalin me ujë të Ibër-Lepencit.

Njësitë përkatëse janë duke u marrë me rastin, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Akrashticë, Vushtrri 22.05.2023 – 18:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se djali i saj katër vjeçar dyshohet të këtë rënë në kanalin me ujë të Ibër-Lepencit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse të kërkim shpëtimit. Njësitë përkatëse janë duke u marrë me rastin ende.

Vazhdon edhe sot kërkimi për 4 vjeçarin i cili dyshohet se ra në kanalin e Ibër-Lepencit