Lajme

Prishtinë: Një grua kafshohet nga qentë endacakë

05/22/2023 19:39
nga:G B

Një grua ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar nga qentë endacakë.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë tek Biblioteka Kombëtare rreth orës 17:00, raporton RTK.

Shtetasja e huaj është kafshuar në këmbë.

Ajo është ndihmuar nga mjekët dhe nga policia, të cilët kanë reaguar me shpejtësi.