Lajme

Gara: Në Matiqan gjenden mbetje mortore të një personi të vrarë gjatë luftës

05/22/2023 17:10
nga:G B

Kushtrim Gara, nga Sekretariati i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, ka konfirmuar për Ekonomia Online se nga gërmimet në varrezat në Matiqan, kanë hasur në mbetjet mortore të një personi, viktime civile nga lufta e fundit.

Ai ka sqaruar se nga gërmimet e bërë në gjetjen e dy personave gjatë së hënës kanë hasur në mbetjet mortore të njërit prej tyre. Sipas tij kjo është hera e tret që po gërmohet në këtë lokacion ku në vitet paraprake janë gjetur edhe tetë persona të tjerë.

Gara ka sqaruar se gërmimet do te vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme me qëllim të gjetjes së personit tjetër. Ndërsa për identiteti e personit të gjetur gjatë të hënës, ai ka thënë se do të bëhet publik në ditët në vazhdim vazhdim.