Lajme

I akuzuar për blerje votash, GJKKO lë në burg Fredi Belerin dhe Kokaveshin

05/22/2023 15:38
nga:N M

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, është lënë në burg nga GJKKO, së bashku me Pandeli Kokaveshin.

Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan nga policia e Vlorës për blerje votash në Bashkinë e Himarës, me urdhër të Prokurorisë.

Gjykata e Vlorës e kaloi çështjen e Belerit në SPAK, ku Prokuroria e Posaçme kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Belerin, kërkesë që e aprovoi GJKKO.

Kujtojmë se Beleri megjithëse ishte në burg arriti të fitonte zgjedhjet në Bashkinë e Himarës përballë Jorgo Goros së PS.

Dështimi i seancave të Kuvendit, reagon IKD-ja: Fenomen shqetësues, deputetët duhet t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve