Showtime

Stresi flet për jetën sentimentale, pergjigja e tij sqaron situatën e shumëpërfolur me Kejsin

05/22/2023 10:35
nga:G C

Stresi ka bërë një nga daljet e rralla televizive pas fitores së tij në Big Brother Vip Kosova.

Reperi i njohur ka folur edhe për jetën sentimentale duke sqaruar aludimet në lidhje me Kejsin.

I pyetur se me kë nga vajzat e njohura nuk do martohej kurrë, ai u përgjigj duke thënë emrin e Zhaklin Lekatari.

Ndërsa përsa i përket jetës së tij personale dhe nëse do martohet apo jo, Stresi tregoi se shokët e tij po mundohen që ta martojnë, por është çështje fati. Sipas tij kur t’i vijë fati dhe ai do martohet.

“Unë nuk përputhem kollaj, të them të drejtën edhe shokët e ngushtë po mundohen shumë për mua. Kam tre shokë që i kam shumë të afërt dhe arsyeja pse ata janë me fëmijë sot, jam unë. Unë i kam njohur me vajzat sepse për shokët e mi jam munduar t’i gjej vajza shumë të mira dhe të tre sot janë prindër dhe unë i shoh. Unë nuk e di, është fat, varet…”, përfundoi reperi i cili në këtë mënyrë zbuloi se pavarësisht këmbnguljeve të tij, pas daljes nga BBVip Kosova, asgjë nuk ka ndryshuar në marrëdhënien e tij me Keisin.