Lajme

Tubimi i serbëve në Beograd, Radoiçiq dhe djali i Vuçiqit i presin serbët nga Kosova me simbole ekstremiste

05/21/2023 21:26
nga:G B

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, prej pesë ditësh kanë shkuar në këmbë drejt Beogradit për të marrë pjesë në takimin e organizuar nga presidenti serb më 26 maj.

Kështu ka bërë të ditur vetë Lista Serbe përmes një njoftimi në Facebook.

“Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç dhe Danilo Vuçiç, djali i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, vizituan serbët nga Kosova të cilët tash e pesë ditë po ecin në këmbë për në Beograd për të marrë pjesë në tubimin mbështetës ndaj presidentit të tyre dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Për këtë pati një reagim nga Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani.

Ai në një reagim në Twitter, ka thënë se Lista Serbe me krenari postoi një foto të djalit të Radoiçiqit dhe Vuçiqit me tre gishtat së bashku – “një shenjë politike me origjinë nga Korpusi Vullnetar i Serbisë dhe Qeveria e Nediqit, politikani fashist Ljotiç që bashkëpunoi me nazistët”.

“Organet e ekstremit të djathtë serb e përdorin gjerësisht këtë shenjë”, shkroi Vela.