Sporti

“Expose” sonte sjell dokumentarin për Amir Rrahmanin, shumë detaje interesante zbulohen nga ish trajnerë, bashkëlojtarë e gazetar

05/21/2023 15:12
nga:L J

Sonte dokumentari “Expose” prodhim i “Gazeta Blic” sjell detaje për karrierën e futbollistit kosovar, Amir Rrahmani.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është në kulmin e karrierës aktualisht, pasi doli kampion me Napolin në Itali.

Në “Expose” sot flasin ish trajnerët, ish bashkëlojtarët dhe gazetarët që e kanë ndjekur zhvillimin e tij në karrierë.

Detaje shumë interesante për karrierën e Amir Rrahmanit sonte japin: Gëzim Jerliu, ish kapiteni i parë i Rrahmanit tek Ramiz Sadiku, Ilir Sopi, ish trajneri i tij tek grupmoshat e reja në Kosovën e Prishtinës, Bylbyl Sokoli, ish trajner i tij tek Drenica, Taulant Dajaku, ish bashkëlojtar i tij tek Drenica, Skender Gega, ish trajner tek Shqipëria U-21 dhe Antonio Petrazzuolo, gazetar italian.

Të gjitha këto, Expose i sjell sonte duke filluar nga ora 21:00 në Kanal 10 dhe në GazetaBlic.