Showtime

“Gjysma e Shqipërisë të urren” – Gerti dhe Olta përplasen në Post Big Brother VIP Albania

05/21/2023 07:03
nga:Genita C

Në Post Big Brother VIP Albania një debat i ashpër ka ndodhur mes Olta Gixharit dhe Gerti Koxhës.

Kjo pasi aktorja e akuzoi se ka ndenjur me Luizin dhe se ka qenë në krah të tij gjatë qëndrimit brenda.

Në një moment modeli u shfaq i nervozuar duke iu drejtuar Gixharit se nuk dëshironte të ishte në anën e tij dhe se kjo është parë edhe jashtë, për mënyrën se si e kanë vlerësuar.

“Gjysma e Shqipërisë të urren”, i tha Gerti – Oltës derisa ish-banorja filloi të qeshte me të madhe duke thënë: “Nuk është e vërtetë”.

Mes tjerash, në Post BBVA u diskutua edhe marrëdhënia e Luizit e Kiarës, dasma dhe shumë gjëra të tjera që ndodhën mes tyre