Lajme

Tahiri-Muratit: Qytetarët po e paguajnë çmimin e paaftësisë tënde

05/20/2023 20:36
nga:Y I

Ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit ka fajësuar LDK-në për dërgimin në Kushtetuese të Ligjit për Çmimet Tavan.

Tahiri ka thënë se qytetarët e Kosovës po e paguajnë çmimin e paaftësisë së ministrit Murati dhe se LDK po iu tregon qytetarëve se “sa i paaftë je”.

“Ja disa fakte: Çmimi i naftës zbriti pa pasur nevojë për ligj; çmimi i hekurit por edhe i materialeve ndërtimore zbriti po ashtu. Lufta në Ukrainë po vazhdon, dmth edhe ky argument që e përdornit, ju iku. Në Kosovë, kriza e çmimeve është rezultat i paaftësisë së Qeverisë me ndërhy në treg me masa fiskale” shkruan Tahiri raporton Gazeta Blic.

Zyrtari i LDK-së ka shtuar tutje se Qeverisë i shkoi mandati duke fajësuar të tjerët.

Reagimi i plotë: