Ballkani arriti fitore të madhe ndaj Ferizajt me rezultat 2-0.
Kjo fitore ia siguroi titullin e kampionit të Superligës së Kosovës për vitin 2022/23, skuadrës së drejtuar nga tekniku, Ilir Daja, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes për ‘Art Sport’ foli kapiteni, Edvin Kuc.
“Sigurisht është një sukses i madh për ne. Kemi luajtuar në Europë shumë mirë, kemi mbrojtur titullin. Është meritë e gjithë klubit, kryesisë, stafit, jemi krenar me veten sepse kemi treguar karakter, tash na duhet një pushim dhe të mendojmë për kualifikim tjetër në Europë”,tha Edvin Kuc.


