Sporti

Harry Kane regjistron statistikë fantastike në Premier League

05/20/2023 14:40
nga:Mergim Rreci

Harry Kane hapi rezultatin për ndeshjen mes Tottenhamit dhe Brentford, në kuadër të xhiros së 37-të të Premier League, me një gol të mrekullueshëm, në minutën e tetë.

Ky gol i mundëson të arrijë një statistikë historike në kompeticion, përcjell GazetaBlic Sport.

Me këtë gol, reprezentuesi anglez bëhet futbollisti i parë që shënon në 25 ndeshje të ndryshme që nga koha kur Premier League luhet për 38 xhiro.