Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar sot se Rusia ka humbur 202,430 ushtarë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022, raportoi “Kiev Independent”, përcjell GazetaBlic.
Sipas raportit, Rusia ka humbur gjithashtu edhe 3,781 tanke, 7,382 automjete të blinduara luftarake, 6,103 automjete dhe depo, 3,229 sisteme artilerie, 564 sisteme raketahedhëse, 308 avionë, 294 helikopterë dhe 2,801 dronë.


