Sporti

Largimi i mundshëm nga Napoli, Spalletti do të duhet të paguajë miliona euro për mosrespektim të kontratës

05/20/2023 10:38
nga:Mergim Rreci

Luciano Spalletti mund të largohet nga Napoli në fund të sezonit.

Sipas raportimeve të medieve italiane, pavarësisht se fitoi titullin e Seria A, tekniku kërkon largimin.

Ky vendim i Spallettit duket se vjen për shkak se mes tij dhe presidentit Aurelio De Laurentiis ka tensione.

Megjithatë, nëse largohet në fund të sezonit trajneri do duhet t’i paguajë Napolit 8 milionë euro për mosrespektim të kontratës.