Lajme

Armen Muja viziton Atiq pas marrjes së detyrës, e uron për postin!

05/19/2023 20:06
nga:Y I

Deputeti i LVV-së, Armen Muja ka vizituar pas marrjes së detyrës kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq raporton Gazeta Blic.

Muja e ka uruar Atiq për marrjen e detyrës së re.

“Sot vizitova Komunën veriore të Mitrovicës për të uruar Kryetarin e kësaj komune, Erden Atiq në marrjen e detyrës së re.Komuna veriore e Mitrovicës ka shumë punë dhe nevoja, por jemi të bindur që me Kryetarin e ri Atiq infrastruktura, shërbimet komunale dhe shërbimi për çdo qytetar pa dallim do të jenë angazhimi dhe përkushtimi i tij i përditshëm” shkruan Muja në Facebook.

Postimi i plotë: