Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se në dy javët e fundit ka vizituar biznese familjare.
Ai përmes një videoje të publikuar në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se ka vizituar katër biznese të cilët kanë pasur tregime të ndryshme.
Abdixhiku tutje ka thënë se bizneset familjare janë shtylla e zhvillimit ekonomik të vendit.
“Katër vizita, katër tregime, një fakt: bizneset familjare, janë shtylla e zhvilimit tonë ekonomik. Ato kanë nevojë për vëmendjen shtetërore. Ndiqeni udhëtimin e përzemërt që kisha me ta”, thuhet në postimin e tij.


