Sporti

Kryeredaktori i ‘Sport1’, Patrick Berger: Transferimi i Granit Xhakës tek Bayer Leverkusen është punë e kryer

05/19/2023 12:34
nga:Mergim Rreci

Granit Xhaka do të largohet përfundimisht nga skuadra e Arsenalit në fund të këtij edicioni.

Mesfushori shqiptar e ka njoftuar klubin nga Londra për largimin e tij, me drejtuesit që e kanë pranuar natyrisht vendimin.

Xhaka luajti që nga viti 2016 tek ‘Topçinjtë’, atje ku ishte transferuar nga skuadra e Borussia Mönchengladbach, për një tarifë rreth 30 milionë funta.

Në këtë edicion, Xhaka shkëlqeu me paraqitjet e tij, duke e ndihmuar klubin që të sigurojë një vend për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Kryeredaktori i mediumit të madh të sportit në Gjermani, ‘Sport1’, Patrick Berger e ka konfirmuar për ‘GazetaBlic Sport’ se tashmë çdo gjë është e kryer dhe se Xhaka do të jetë futbollist i ri i Bayern Leverkusen.

‘Ai do t’i bashkohet skuadrës së Bayer Leverkusen. Të gjithë e presin kompletimin e këtij transferimi. Klubet janë duke negociuar për detajet e fundit, me Xhakën dhe drejtuesit e Leverkusen që kanë arritur tashmë marrëveshjen e nevojshme‘, tha Berger.

Sipas informacioneve të fundit, Arsenali do të përfitojë 15 milionë euro për mesfushorin 30-vjeçar, i cili me shumë gjasë do të firmosë deri në vitin 2027.

/GazetaBlic Sport/