Një baba në Angli, që rrahu për vdekje djalin e tij 11-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi priti katër orë dhe udhëtoi në një park me djalin që po vdiste në furgonin e tij, përpara se të telefononte 999 .
Michael Harrison, 41 vjeç, nga Derbyshire, u deklarua fajtor për vrasjen e djalit të tij në dhjetor, përpara se të pranonte akuzën për vrasje në Gjykatën e Kurorës së Derby muajin e kaluar.
Në pamjet video të parë nga gjykata, Daily Mail shkruan se ai mund të shihej duke drejtuar djalin e tij Mikey nga shtëpia e tyre në një park aty pranë përpara se të ndalojë përfundimisht dhe të thërrasë mjekët – më shumë se katër orë pas sulmit të tij të egër.
Ato treguan po ashtu Harrisonin, duke vozitur djalin e tij të plagosur disa orë pas rrahjes, përpara se të tërhiqej përfundimisht pranë parkut dhe të telefononte 999.
Një makinë ndihmëse, e ndjekur nga një automjet i dytë dhe një ambulancë, nxituan në vendngjarje në një përpjekje për të trajtuar Mikey dhe e gjetën atë duke luftuar për të marrë frymë.
Më pas ai pati një arrest kardiak dhe u deklarua tragjikisht i vdekur në spital.
Pamjet thuhet se tregonin po ashtu momentin kur ambulanca u largua bashkë me Mikeyn, ndërsa babai i tij, i dyshuari Harrison voziti në drejtim të kundërt për të parkuar furgonin e tij diku tjetër, përpara se të kthehej për të folur me policinë.



