Sporti

Probleme me semafor para fillimit të finales KB Trepça – KB Peja

05/18/2023 20:13
nga:L J

Ende nuk ka filluar finalja e madhe e basketbollit mes Trepçës dhe Pejës.

Finalja e sotme e plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll do të luhet në Palestrën “Minatori”, shkruan GazetaBlic Sport.

Si Trepça, ashtu edhe Peja kanë fituar nga dy ndeshje dhe tashmë sonte do të vendoset kampioni kosovar në basketboll.

Kjo finale nuk ka startuar ende shkaku i një problemi teknik me një nga semaforët në Palestër që nuk është duke punuar.

Ky problem pritet të zgjidhet shpejt dhe finalja të startojë.

/GazetaBlic Sport