Lajme

Kelmendi: Zgjedhjet e parakohshme janë obligative!

05/18/2023 15:35
nga:Y I

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se zgjedhjet e parakohshme në vend janë obligative.

Ai paralajmëroi situatë të tensionuar në Veri të vendit.

“Veriu i Kosoves është para shperthimeve të mëdha. U pranua plani franko -gjerman dhe aneksi per raportet me shtetin serb dhe nuk kemi qëndrime adekuate.Deputetët shkojnë me vonesë nëpër seanca parlamentare ose pas nënshkrimit ikin nga seancat. Kuvendi nuk merr masa ligjore, nuk kemi as edhe një ndeshkim të deputeteve.Keshtu ecet ne rrugën e krizes parlamentare, e ku zgjedhjet e parakohshme jane oblikative. Tash është Kuvendi i Republikës me pushtet në letër” deklaroi Kelmendi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

Zgjedhje të parakohshme në vend paralajmëroi ditë më parë edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Haxhiu tha se brenda VV-së ka përçarje dhe se kjo Qeveri nuk mund të shkojë më shumë se pesë muaj.

“VV ka përçarje të brendshme, që tri të enjte nuk ka seancë. Duke parë këto përçarje nuk besoj se kjo qeveri mund të shkojë më shumë se 5 muaj” deklaroi ditë më parë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës,  Bekim Haxhiu, raporton Gazeta Blic.

‘Paralajmërohen zgjedhje të reja në Kosovë’